Panik te pushuesit në Velipojë, përfshihet nga flakët një hotel

Një zjarr ka përfshirë një hotel në Velipojë, duke shkaktuar panik te pushuesit dhe personat që ndodheshin në zonën përreth.

Flakët kanë rënë në katin e sipërm të hotelit, në rrugën 13, ndërsa pas konstatimit të zjarrit është dhënë alarmi dhe janë njoftuar shërbimet zjarrfikëse.Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur ndërhyrjen për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në pjesët e tjera të godinës.

Sipas informacioneve paraprake, vatra e zjarrit është neutralizuar dhe pjesa tjetër e hotelit nuk paraqet rrezik për përhapjen e flakëve./Vizion+