“Çdo lidhje i ka krisjet”, Elijona pranon problemet në marrëdhënien me Klodin
Elijona Binakaj ka folur për herë të parë hapur për situatën në lidhjen e saj me Klodin, duke konfirmuar se çifti po kalon një periudhë të vështirë.
Pas deklaratave të fundit, ku la të kuptohej se po përballej me një periudhë jo të lehtë personale, Elijona ka zgjedhur t’u përgjigjet drejtpërdrejt pyetjeve të ndjekësve për marrëdhënien e saj.
“Çdo lidhje i ka krisjet dhe problemet e veta. Askush nuk ka qejf me i tregu gjanat e këqija, sidomos kur bëhet fjalë për diçka kaq personale”, shkroi ajo.
Ajo pranoi se edhe ndjekësit e kishin vënë re se diçka kishte ndryshuar në raportin e çiftit, duke konfirmuar se dyshimet e tyre ishin të vërteta.
“Besoj që edhe ju e keni kuptu që diçka ka ndodh dhe po, është e vërtetë që po kalojmë një fazë pak ma të rond”, u shpreh Elijona.
Megjithatë, ajo theksoi se nuk dëshiron që situata të shihet si një përballje mes dy palëve apo të përcaktohet se kush është viktimë dhe kush fajtor.
“Nuk du asniherë me hy në lojën se kush është viktima apo kush është fajtor, sepse në ni lidhje marrin pjesë dy persona. As Klodi ma shumë, as Eli ma shumë”, ka shkruar ajo, duke kërkuar mirëkuptim edhe për partnerin e saj.
Elijona pranoi se nuk e kishte të lehtë të fliste për një pjesë kaq personale të jetës së saj dhe se i kishte zgjedhur me kujdes fjalët për të shmangur keqkuptimet. Ajo nuk foli për ndarje dhe nuk zbuloi se çfarë konkretisht ka ndodhur, por konfirmoi se marrëdhënia me Klodin po kalon një fazë të vështirë dhe kërkoi hapësirë e mirëkuptim për të dy. /Telegrafi