Aktakuza për krime lufte në lagjen e Jasharëve në Prekaz, Prokuroria thërret konferencë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë konferencë për media lidhur me dorëzimin e aktakuzës për krime lufte të kryera në lagjen e Jasharëve, në Prekaz të Skenderajt.

Sipas njoftimit, konferenca do të mbahet në ambientet e Prokurorisë Speciale, duke filluar nga ora 13:30.

Në konferencë pritet të jepen detaje lidhur me aktakuzën dhe rastin e krimeve të luftës në Prekaz. /Zëri