Fasha specifike s’ka as në QKUK, as në farmaci
Pa gazën me adic fusidinik nuk mund të pastrohet plaga brenda gojës ku është kryer intervenimi kirurgjik si shkak i infeksionit.
Mirëpo një e tillë nuk është as pjesë e Listës Esenciale, edhe pse kirurgët maksilofacialë në QKUK e përshkruajnë atë, raporton Klan Kosova.
Për më tepër, këtë produkt pacientët thonë se nuk po e gjejnë as në barnatoret private e këto të fundit nuk furnizohen me to, meqë këto lloj gazash aplikohen brenda në klinika e spitale.