Aksident në magjistralen Gjilan - Prishtinë, makina rrokulliset në mes të rrugës [foto]
Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Gjilan - Prishtinë, konkretisht në fshatin Slivovë, në drejtim të Prishtinës.
Sipas informacioneve të para, një veturë dyshohet se është vetaksidentuar, ndërsa nga pamjet e para vërehen dëme të konsiderueshme materiale.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar si pasojë e aksidentit.
Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të bëhen të ditura pas hetimeve nga autoritetet, përderisa tashmë mediat lokale kanë publikuar fotografi nga vendi i ngjarjes.