Aktakuzë shoferit pa patentë, voziti në kahun e kundërt dhe nën ndikim të alkoolit shkaktoi aksident fatal
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj N.S., i cili dyshohet se duke drejtuar automjetin pa patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit shkaktoi një aksident trafiku me pasoja fatale.
Sipas Prokurorisë, aksidenti ka ndodhur më 23 korrik 2026, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë.
I pandehuri, derisa ishte duke drejtuar automjetin në krahun dhe shiritin e kundërt të rrugës, ka goditur një automjet që ishte duke lëvizur në drejtimin e rregullt, transmeton Zeri.info.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën pasagjerja M.V., ndërsa tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.
Në aksident janë shkaktuar edhe dëme materiale në automjete, si dhe në mbrojtëset e rrugës.
N.S. akuzohet për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë ose të dehur”, nga Neni 371, paragrafi 4 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Me rastin e ngritjes së aktakuzës Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe t’i shqiptojë dënim meritor sipas ligjit. /Zëri