Vali Corleone në Gjykatë, akuzohet për shitje dhe posedim narkotikësh

Në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë ka nisur shqyrtimi gjyqësor ndaj Vali Corleones, i cili akuzohet për shitje dhe posedim të paautorizuar të substancave narkotike.

Vali Corleone është paraqitur sot në bankën e të akuzuarit për t’u përballur me pretendimet e Prokurorisë, ndërsa pranë tij në gjykatore po qëndron edhe Anita Corleone, ndërsa mungojnë dëshmitarët e ftuar nga Gjykata, pasi nuk ka pasur adresa të plota nga Prokuroria.

Gjatë shqyrtimit gjyqësor pritet të paraqiten pretendimet e palëve dhe të administrohen provat lidhur me akuzën për narkotikë.

Vali Corleone konsiderohet i pafajshëm, derisa fajësia e tij të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë. /Sinjali