Arbër Hoxha pranë largimit nga Dinamo Zagrebi
Arbër Hoxha mund të largohet nga Dinamo Zagrebi gjatë këtij afati kalimtar, për shkak të konkurrencës së shtuar në krahët e sulmit.
Sipas Vecernji List, Hoxha pritet të ketë më pak minuta pas ardhjeve të reja, ndërsa klubi kroat mund të përfitojë më shumë nga shitja e tij, transmeton Klankosova.tv.
Në listën e lojtarëve që mund të largohen është edhe portieri Ivan Nevistic, për të cilin Dinamo synon të arkëtojë deri në 1 milion euro.
Dinamo ka nevojë për rreth 15 milionë euro për të mbyllur buxhetin vjetor, ndaj një pjesë e kësaj shume pritet të sigurohet përmes transferimeve.
Klubi synon të përforcohet për garat evropiane dhe të avancojë në Ligat e Evropiane, ndërsa afati kalimtar në Kroaci mbyllet më 7 shtator.