Përfundon takimi Kurti–Abdixhiku, asnjëri nuk flet për media

Ka përfunduar takimi ndërmjet kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Pas takimit, të dy liderët nuk janë deklaruar për media.

Kurti është larguar nga ndërtesa e Kuvendit përmes hyrjes anësore, pa dhënë ndonjë deklaratë për gazetarët.

Takimi vjen në një kohë kur vendi po përballet me krizë institucionale lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit të Kosovës./Zëri