Sërish shtrenjtohen nafta dhe benzina në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet e derivateve për ditën e sotme, shkruan Zeri.info.

Sipas MINTI-t, nafta dhe benzina janë shtrenjtuar për nga një cent, në krahasim me ditën e martë. Pra sot një litër naftë në Kosovë mund të blihet për 1.70 euro, kurse një litër benzinë për 1.55 euro.

Ndryshime në çmim nuk ka pësuar gazi, edhe sot një litër gaz mund të blihet për 0.63 euro.

Këto çmime hyjnë në fuqi me fillim prej orës 10:00 dhe vlejnë vetëm për 24 orë. /Zëri