Bulliqi i reagon Përparim Ramës: I gjithë fjalimi ishte politik
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka reaguar lidhur me protestën e sotme të komunave te Qeveria.
Bulliqi, në T7, ka folur edhe për fjalimin e kryetarit të Prishtinës, duke e cilësuar fjalimin e këtij të fundit si ‘’komplet politik’’.
“Vetë fjalimi i të parit të Prishtinës po e tregon se cili është qëllimi i kësaj proteste. Protestë komplet politikisht e nxitur, fatkeqësisht pas saj qëndron AKK-ja, i cili ish dashtë të ketë një koordinim të mirëfilltë me të gjitha komunat, e jo me u shërby vetëm disa komunave varësisht interesave politike të cilat i shkojnë përshtati atij asociacioni. Dhe në anën tjetër, unë nuk kam arrit që të dëgjoj në tërësi fjalimin e tij, e dëgjova që kryetari i kryeqytetit kish fillu me akuza ndaj ministrit të punëve të brendshme, ndaj ministrit të drejtësisë, dhe komplet fjalimi i tij tregon që është fjalim politik”, ka thënë ai.