Islam Selmani siguron medaljen e shtatë për Kosovën, synon të artën

Karateisti kosovar, Islam Selmani, ka siguruar medaljen e shtatë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.

Selmani është kualifikuar në finale të garave të karatesë, duke i siguruar Kosovës medaljen e parë në këtë sport në këto Lojëra.

Tani, karateisti kosovar do të luftojë për medaljen e artë në finale.

Me këtë sukses, Kosova arrin në shtatë medalje në Taranto 2026, ndërsa Selmani ka mundësinë ta mbyllë garën me të artën. /Zëri