Nis protesta e disa komunave para Qeverisë

Tashmë ka nisur edhe protesta e disa prej kryetarëve të komunave të Kosovës para objektit të Qeverisë.

Sipas pamjeve protestës ia janë bashkuar kryetarët e Komunave të Skenderajit, Drenasit, Suharekës e Prishtinës, Gjakovës.

Një ditë para protestës, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, publikoi një video në Facebook, përmes së cilës u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës dhe kërkoi nga ekzekutivi qendror që të mos ua marrë komunave atë që, sipas tij, u takon.