Edhe sot vapë, temperaturat deri në 33 gradë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas IHMK-së, në disa zona, vranësirat mund të shoqërohen me reshje shiu, shkruan Zeri.info.
Temperaturat minimale gjatë ditës së sotme do të lëvizin ndërmjet 11 e 17 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës do të arrijnë në 28 e 33 gradë celsius.
Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi 1 deri në 7 metra për sekondë. /Zëri
Më poshtë ju sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit: