Zyrtare: Man City përforcohet me talentin brazilian, Allan Elias

Manchester City ka njoftuar se është përforcuar me Allan Eliasin.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi, përmes një komunikate zyrtare në rrjetet sociale, transmeton “Zëri”.

Eliasi i bashkohet City nga skuadra braziliane Palmerias dhe do të jetë deri në verën e vitit 2031.

“Manchester City ka përfunduar nënshkrimin e Allan Eliasin, i cili i nënshtrohet lejes ndërkombëtare. Anësori emocionues bashkohet nga skuadra braziliane Palmeiras dhe ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare, që do ta çojë deri në verën e vitit 2031", thuhet në komunikatën e klubit. /Zëri