PDK-ja anulon konferencën e thirrur për media

Partia Demokratike e Kosovës ka anuluar konferencën për media, të thirrur për në orën 14:00.

Në njoftimin për media, PDK-ja nuk dha arsye rreth anulimit të konferencës, gjithashtu nuk ishte bërë e ditur as arsyeja e mbajtjes së saj.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme (e hënë), LVV-ja dhe LDK-ja arritën një marrëveshje për president, duke propozuar Bekim Sejdiun si kandidat konsensual për tër parin e shtetit.