“Urojmë të arrijmë marrëveshje”, Kurti shkon në Kuvend për takim me Abdixhikun

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës për të realizuar takimin me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, lidhur me çështjen e presidentit, raporton Ekonomia Online.

“E kemi vullnetin e mirë, i kemi mundësitë reale. Tash po ecim përpara, siç po e shihni dhe urojmë të arrijmë në një marrëveshje“, tha Kurti.