Rigjykimi për vrasjen e argjentinases, nesër seanca ndaj Endrit Nikës
Të martën nga ora 09:30, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, do të nisë rigjykimi në rastin e Endrit Nikës.
Të njëjtin Gjykata Themelore e kishte dënuar me 18 vjet burg për veprën penale "Vrasje e rëndë" ndaj partneres së tij, Maria Clara Urdangaray.
Avokati i Nikës, Tomë Gashi, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ankesa e tij ishte aprovuar nga Gjykata e Apelit.
“Prokuroria dhe përfaqësuesi i familjes së Argjentinases, kishin kërkuar dënime më të larta, deri në burgim të përjetshëm. Gjykata e Apelit e aprovoi ankesën time dhe e ktheu rastin në rigjykim dhe rivendosje. Nesër fillon nga fillimi. Dhe kjo asht pika që s'duhet me u harru kurrë në një proces penal: askush s'guxon me u dënu mbi supozime a paragjykime. Vetëm provat vendosin”, shkroi Gashi. /Zëri