Selena Gomez dhe Benny Blanco shijojnë momente romantike në Venecia

Selena Gomez dhe bashkëshorti i saj, Benny Blanco, shijuan një moment romantik në Venecia, ku këngëtarja u fotografua duke e puthur atë në faqe gjatë një udhëtimi me taksi uji.

Çifti, i cili u martua shtatorin e kaluar, u pa duke u mbajtur për dore pasi zbritën nga Orient Express në stacionin hekurudhor Santa Lucia.

Selena tërhoqi vëmendjen me veshjen e saj elegante, duke kombinuar një bluzë kafe pa mëngë dhe një fund lëkure me çizme me taka, shkruan DailyMail.

Selena kishte udhëtuar drejt Venecias pasi së fundmi ishte në Mbretërinë e Bashkuar për xhirimet e sezonit të fundit të “Only Murders in the Building”, duke marrë pak kohë për të qëndruar me bashkëshortin e saj.

Ndërkohë, Benny ka folur së fundmi për fillimet e lidhjes së tyre, duke treguar se Selena e kishte pyetur nëse ishte i sigurt që donte të hynte në një romancë me të.

Producenti muzikor tha se, pavarësisht vëmendjes së madhe publike, vendosi ta përqafonte lidhjen e tyre.