Ndërpritet furnizimi me ujë në Graçanicë dhe zonat përreth

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar konsumatorët se është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në zonat Graçanicë, Badovc i Ri, Llapnasellë, Preoc dhe një pjesë e Sushicës.

Kjo për shkak të një dëmtimi të gypit kryesor DN 225, pastaj DN 160 në tri segmente në Graçanicë si dhe DN 90 në një segment tjetër.

Përmes një njoftimi në Facebook, kompania rajonale njoftoi se ekipe teknike të mirëmbajtjes janë në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e defekteve në kohën sa më të shpejtë të mundshme. /Zëri

Postimi i plotë:

Njoftim për konsumatorët,

Ndërprerje e furnizimit me ujë në Graçanicë dhe zonat përreth

Njoftohen konsumatorët e zonave Graçanicë, Badovc i Ri, Llapnasellë, Preoc dhe një pjese të Sushicës se për shkak të dëmtimit të gypit kryesor DN 225,pastaj DN 160 në tri segmente në Graçanicë, si dhe DN 90 në një segment tjetër,është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm.

Ekipe teknike të mirëmbajtjes janë në terren dhe po punojnë intesivisht për sanimin e defekteve në kohën sa më të shpejtë të mundshme.

Furnizimi i rregullt me ujë do të rikthehet menjëherë pas përfundimit të punimeve sanuese.

Faleminderit për mirëkuptim!