Trumpi publikon videon me Inteligjencë Artificiale, hidhet në erë ishulli Kharg
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë përshkallëzuar sërish pas rreth një muaji qetësie relative, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump ka rikthyer në vëmendje ishullin Kharg, pikën kryesore të eksporteve të naftës iraniane.
Në një video të krijuar me inteligjencë artificiale dhe të publikuar në rrjetin e tij Truth Social, Trump shfaq ishullin Kharg duke u bombarduar. Në postimin shoqërues, presidenti amerikan shkroi: “Ishulli Kharg hidhet në erë.”
Sipas palës amerikane, pjesëtarë të Gardës Revolucionare iraniane ishin zbuluar duke u përgatitur të lëshonin raketa të pajisura me mina detare drejt Ngushticës së Hormuzit.
Garda Revolucionare e Iranit deklaroi se sulmet amerikane kanë shkaktuar viktima dhe të plagosur, por pa bërë të ditur një numër konkret.