Aksident në “Rrugën e Kombit”

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së hënës në "Rrugën e Kombit".

Duke u bazuar në pamjet, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një autobus.

Nuk dihet ende për rrethanat e aksidentit ose nëse ka persona të lënduar.

“Zëri” ka kontaktuar Policinë dhe është në pritje të një konfirmimi zyrtar.