SHBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme për herë të parë pas disa javësh

SHBA-ja dhe Irani kanë shkëmbyer sulme ushtarake pas disa javësh qetësie, pasi forcat amerikane goditën dy lëshues raketash iranianë në ishullin Larak, në ngushticën e Hormuzit.

Sulmet amerikane, të parat e njohura ndaj territorit iranian që nga fundi i korrikut, lanë të vrarë dy persona dhe dy të tjerë të plagosur, sipas Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC). Garda premtoi “përgjigje dhe ndëshkim”. Ajo gjithashtu pretendoi se kishte rrëzuar një dron amerikan mbi ngushticën e Hormuzit.

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) tha se kishte ndërmarrë një “veprim të kufizuar dhe të saktë” kundër forcave iraniane që po përgatiteshin të vendosnin mina detare dhe që, sipas SHBA-së, paraqisnin kërcënim të menjëhershëm për lundrimin në ngushticë.

Në përgjigje, Irani sulmoi me raketa balistike dy baza amerikane në Jordani, sipas IRGC-së. Ushtria jordaneze njoftoi se kishte interceptuar tetë raketa dhe se ato nuk shkaktuan viktima apo dëme të rëndësishme.

Ky është përshkallëzimi i parë i drejtpërdrejtë ushtarak mes SHBA-së dhe Iranit pas fundit të korrikut, raporton BBC. /rtk