Erërat e fuqishme shkaktojnë dëme në fshatin Skifteraj të Vitisë
Erërat e forta dhe reshjet e shiut të shoqëruara me mot të lig kanë përfshirë mbrëmë disa rajone të Kosovës.
Qyteti i Vitisë pësoi dëme nga erërat e fuqishme.
Një banor i fshatit Skifteraj të Vitisë ka dërguar pamje në redaksinë e Klankosova.tv, ku shihet se era e fortë ka dëmtuar disa objekte dhe të mbjellat e tij.