Arrestohet një shtetas i huaj në Prishtinë, dyshohet se kërcënoi një person me mjet të mprehtë

Një shtetas i huaj është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka kanosur një person me një mjet të mprehtë.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 29 gusht, rreth orës 22:10, kur i dyshuari, me maskë në fytyrë, ka hyrë në një lokal “Mobi Shop”.

Pas një mosmarrëveshjeje, i dyshuari dyshohet se e ka kanosur viktimën me një mjet të mprehtë që e kishte në dorë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.