Bilanci tragjik nga përmbytjet në Nepal, 734 të vdekur dhe mijëra të zhdukur

Të paktën 734 persona kanë humbur jetën në Nepal si pasojë e përmbytjeve të shpejta të shkaktuara nga reshjet e dendura të së mërkurës.

 Shifra është rritur nga 675 viktima, sa ishte raportuar një ditë më parë, shkruan BBC.

Ndërkohë, në Tibet të Kinës numri i viktimave ka shkuar në 16. Në Nepal raportohet për më shumë se 2,400 persona të zhdukur, ndërsa autoritetet kineze kanë njoftuar për 546 të zhdukur, përfshirë 261 shtetas të huaj.

Përpjekjet e ekipeve të shpëtimit po vështirësohen nga terreni i thyer dhe reshjet e vazhdueshme. Në Nepal, ekipet e shpëtimit kanë punuar gjatë gjithë natës për të arritur te punëtorët e bllokuar në tunelet hidroelektrike në zonat e prekura nga përmbytjet.

Autoritetet kanë paralajmëruar gjithashtu për rritje të nivelit të ujit pranë lumit Bhote Koshi dhe u kanë bërë thirrje banorëve në zonat përreth lumit të qëndrojnë vigjilentë.