Tërmeti godet Shqipërinë, lëkundjet ndihen në disa zona

Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në zonën e Vlorës.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave të Shqipërisë, lëkundja është regjistruar më 30 gusht 2026, në orën 00:35, me epiqendër në Vergo të Vlorës, shkruan abcnewsal.

Tërmeti ka pasur një thellësi prej 17.6 kilometrash. Pas lëkundjes kryesore janë regjistruar edhe lëkundje në Gjirokastër, por me intensitet më të ulët.

Deri tani, nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale në zonat e prekura nga lëkundjet sizmike.