Emrat për president, sekretë për partitë

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka konfirmuar nëse emrat e përfolur për president janë diskutuar në takimet mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut.

Imri Ahmeti tha se nuk ka informacion zyrtar për emrat e përmendur, përfshirë Nikë Gjeloshin, Haki Demollin dhe Faton Bislimin, duke shtuar se vendimi i takon dy subjekteve që po diskutojnë, raporton Klan Kosova.

Në anën tjetër, PDK shprehet skeptike se Kurti mund të gjejë zgjidhje për situatën politike. Shaqir Totaj e akuzoi Vetëvendosjen për gjendjen e krijuar, duke thënë se vendi ka mbetur pa president, Kuvend dhe qeveri.Në PDK e quajnë gjithashtu të pabazë interpretimin e Vetëvendosjes për afatin 30-ditor për konstituimin e Kuvendit, i cili sipas tyre nuk mund të llogaritet nga dita e nisjes së seancës.