Marshi i 12 shtatorit, Lladrovci: Gjithmonë të bashkuar për lirinë, për UÇK-në

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në marshin e  12 shtatorit që mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Përmes një  postimi në Facebook,  Lladrovci ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen tubimit që mbahet në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që  po mbahen në paraburgim në Hagë.

 “Qytetarë të nderuar, më 12 shtator, në ora 14:00, do të bashkohemi në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, për të përkrahur liderët tanë të luftës dhe paqes”, ka shkruar Lladrovci.

“Gjithmonë të bashkuar për lirinë, për UÇK-në. Liri për çlirimtarët!”, ka shtuar ai, transmeton Klankosova.tv

Marshi në mbështetje të katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit mbahet para vendimit përfundimtar të 16 shtatorit në Hagë.