Nafta sot, dy centë më lirë se dje
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për ditën e sotme, 28 gusht.
Sipas njoftimit, nafta sot shitet dy centë më lirë se dje, ndërsa çmimi i benzinës nuk ka lëvizur, transmeton Zeri.info.
Sipas vendimit të MINTI-t, çmimet maksimale të lejuara janë: nafta (dizel) 1.74 euro për litër, benzina 1.53 euro për litër, gazi 0.63 euro për litër.
Çmimet e përcaktuara hyjnë në fuqi nga ora 10:00.