Sot protestohet në Prishtinë me moton “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”

Sot mbahet protestë në Prishtinë, e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, me moton “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Protesta zhvillohet në sheshin “Zahir Pajaziti”, ndërsa përmes saj kërkohet reagim më i fuqishëm institucional dhe masa konkrete për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës me bazë gjinore.

Organizatorët u bëjnë thirrje institucioneve që vrasjet e grave dhe rastet e dhunës të trajtohen me urgjencë dhe të ndërmerren hapa konkretë për parandalimin e rasteve të reja.