Mot i nxehtë në Kosovë, temperaturat sot deri në 36 gradë

Kosova gjatë ditës së sotme, e premte, 28 gusht, do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira të herëpashershme.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 15° C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë 30–36° C.

Do të fryjë erë nga verilindja, me shpejtësi prej 1–5 m/s.

Për shkak të temperaturave të larta gjatë mesditës dhe pasdites, rekomandohet kujdes i shtuar, veçanërisht për personat e ndjeshëm ndaj nxehtësisë.

Sipas IHMK-së, rekomandohet:

  • Të konsumohen mjaftueshëm lëngje;
  • Të shmanget qëndrimi i gjatë në diell;
  • Të kufizohen aktivitetet fizike gjatë orëve më të nxehta;
  • Të përdoret mbrojtje për lëkurën nga rrezatimi diellor.