Mungesa e vitaminës D në shtatzëni mund të ndikojë te foshnja

Marrja e mjaftueshme e vitaminës D gjatë fillimit të shtatzënisë mund të jetë e rëndësishme për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës.

Vitamina D, e njohur edhe si “vitamina e diellit”, ndihmon në forcimin e kockave dhe në funksionimin e sistemit imunitar.

Një studim nga Universiteti Penn State zbuloi se gratë që kishin mungesë të vitaminës D në muajt e parë të shtatzënisë kishin më shumë gjasa të lindnin foshnja para kohe ose me peshë më të ulët.

Studiuesit theksojnë se ushqyerja e shëndetshme është e rëndësishme që në fillim të shtatzënisë, madje edhe para se një grua të mbetet shtatzënë.

Trupi e prodhon vitaminën D kur lëkura ekspozohet ndaj diellit, por shumë njerëz nuk marrin sasi të mjaftueshme vetëm nga dielli dhe ushqimi. Sipas të dhënave të mëparshme, më shumë se 1 në 4 gra shtatzëna ose që ushqejnë me gji kanë nivele të ulëta të vitaminës D.

Vitaminat dhe ushqyerja e mirë gjatë shtatzënisë, përfshirë marrjen e mjaftueshme të vitaminës D, mund të ndihmojnë në një zhvillim më të mirë të foshnjës. /Gazeta Shneta