Në Shqipëri ndërhyjnë me helikopter në vatrat e zjarrit në Vajkal të Bulqizës
Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka publikuar sot një video në rrjetet sociale ku shihet ndërhyrja me helikopter në vatrat e zjarrit në Vajkal, Bulqizë.
Në njoftimin zyrtar, Ministria thekson se në mbështetje të 30 forcave operacionale bashkiake është angazhuar edhe një helikopter i Forcës Ajrore për shuarjen e flakëve.
Sipas autoriteteve, fatmirësisht nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara.
Ky operacion është pjesë e angazhimit të Forcave të Armatosura për menaxhimin e emergjencave civile dhe për mbrojtjen e komuniteteve nga zjarret që kanë përfshirë disa zona të vendit gjatë ditëve të fundit.
“Vajkal, Bulqizë, në mbështetje ndaj 30 forcave operacionale bashkiake është edhe 1 helikopter i Forcës Ajrore për shuarjen e zjarrit, ku fatmirësisht nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara.”-mbyll njoftimin ministria.