Lirohet për dy centë nafta në Kosovë
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet e derivateve për ditën e sotme, shkruan Zeri.info.
Sipas MINTI-t, ndryshime në çmim kanë pësuar nafta dhe benzina.
Sot në Kosovë një litër naftë mund të blihet për 1.76 euro, pra dy centë më lirë se të mërkurën, ndërkaq një litër benzinë mund të blihet për 1.53, një centë më lirë se një ditë më parë.
Ndryshime në çmim nuk ka pësuar gazi, edhe sot një lift gaz mund të blihet për 0.63 euro.
Këto çmime hyjnë në fuqi me fillim prej orës 10:00 dhe vlejnë për 24 orë. /Zëri