Përfundon takimi Kurti-Abdixhiku
Ka përfunduar takimi mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili zgjati për më shumë se dy orë.
Takimi, i nisur në orën 18:00, u zhvillua në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik.
Pas përfundimit të takimit, priten deklarimet e Kurtit dhe Abdixhikut për media, ku pritet të bëhet e ditur nëse palët kanë arritur ndonjë dakordim.
Para nisjes së takimit, Kurti kishte deklaruar se do të ruhej konfidencialiteti i diskutimeve deri në arritjen e një marrëveshjeje, ndërsa Abdixhiku nuk kishte pranuar të deklarohej për media.
Kurti në takim ishte shoqëruar nga Arbërie Nagavci dhe Hekuran Murati, ndërsa Abdixhiku nga Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri.