Detaje nga vrasja në Prizren: Burri 81 vjeç i dyshuar, çifti ishte vetëm në shtëpi

Një burrë dyshohet se e ka ngufatur gruan e tij në orët e para të ditës së sotme në shtëpinë e tyre në Prizren.

Sipas detajeve të konfirmuara edhe nga Policia, i dyshuari është burri 81-vjeçar, me inicialet B.D., i cili është ndaluar për 48 orë.

Policia dyshon se lëndimet e evidentuara në trupin e viktimës 80-vjeçare janë shkaktuar nga forca duarthatë, pa përdorim të ndonjë arme ose mjeti tjetër, transmeton Zeri.info.

Po ashtu Policia ka konstatuar se çifti nuk ka pasur raste të mëhershme të dhunës të raportuara dhe në momentin e incidentit kanë qenë vetëm në shtëpinë e tyre.

Hetimet janë në vazhdim për të përcaktuar motivin dhe rrethanat e plota të rastit. /Zëri