Fluks i lartë në Emergjencën e QKUK-së, mbi 300 pacientë brenda 24 orëve

Në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) vazhdon të jetë i lartë fluksi i pacientëve.

Sipas QKUK-së, gjatë 24 orëve të fundit ekipet mjekësore kanë ofruar gjithsej 331 shërbime emergjente.

Sipas të dhënave të publikuara nga QKUK-ja, pacientët janë trajtuar në njësitë përkatëse:

79 pacientë në Reanimim;

111 pacientë në Emergjencën Internistike;

56 pacientë në Emergjencën Kirurgjike;

62 pacientë në Emergjencën Ortopedike.

Ndërkohë, në Sallën e Vogël janë trajtuar 23 pacientë, të cilëve u janë ofruar shërbime për qepje, përpunim dhe pastrim të plagëve.

Në mesin e rasteve të trajtuara janë evidentuar edhe 3 persona të përfshirë në përleshje fizike, si dhe 25 persona të lënduar në aksidente trafiku, transmeton Zeri.info.

QKUK-ja ka bërë të ditur gjithashtu se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 36 pranime për trajtim në klinika të ndryshme të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. /Zëri