Bie çmimi i naftës, ngrihet i benzinës dhe gazit

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet e derivateve për ditën e sotme, shkruan Zeri.info.

Sipas këtyre të dhënave, nafta ka pësuar rënie të çmimit për një cent, duke e krahasuar me ditën e martë. Pra sot në Kosovë një litër naftë mund të blihet për 1.78 euro.

Mirëpo ngritje të çmimit për nga një cent është bërë në benzinë dhe gaz.

Sot në Kosovë një litër benzinë mund të blihet për 1.54 euro, kurse një litër naftë për 0.63 euro.

Këto çmime hyjnë në fuqi me fillim prej orës 10:00 dhe vlejnë 24 orë. /Zëri