Plagoset një person në Pejë, dyshohet se qëlloi veten me “AK-47”

Një person është plagosur me armë zjarri të hënën në Pejë, në rrethana ende të panjohura.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes pas pranimit të informatës, ku kanë gjetur të dyshuarin, i cili dyshohet se i kishte shkaktuar plagë vetes me armë zjarri.

Sipas Policisë, i dyshuari është dërguar për trajtim mjekësor dhe, sipas mjekëve, është jashtë rrezikut për jetë.

Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë “AK-47”, e cila dyshohet se është përdorur në rast, si dhe 11 fishekë dhe një gëzhojë.

Pas konsultimit me prokurorin, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.