Dyshohet se e dhunoi një femër në shtëpinë e tij, arrestohet gjilanasi

Një femër ka raportuar në stacionin policor në Gjilan se para dy-tre muajve është dhunuar nga një i dyshuar, shkruan Zeri.info.

Siç bëhet e ditur në raportin ditor të Policisë, viktima ka raportuar se derisa ka qenë në shtëpinë e të dyshuarit, i njëjti pa dëshirën e saj e ka detyruar që të kryejë marrëdhënie seksuale me të.

Pas raportimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Dhunim

Gjilan NN. Ankuesja F/K ka raportuar se para dy-tre muajve, derisa ka qenë në shtëpinë e të dyshuarit M/K, i njëjti pa dëshirën e saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me të. I dyshuari është identifikuar dhe arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /Zëri