Sot, temperaturat deri në 35 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, shkruan Zeri.info.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 e 15 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të arrijnë në 30 e 35 gradë Celsius.

Sipas IHMK-së, era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 4 metra për sekondë. /Zëri

Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit: