Zjarri riaktivizohet pranë Vlorës, dy avionë në aksion për shuarjen e flakëve
Zjarri që ra ditën e djeshme në zonën e Pishporos, pranë grykëderdhjes së Vjosës, është riaktivizuar sërish.
Siç shkruan Euronewsal, mësohet se flakët janë përhapur në zonën e prekur nga zjarri, ndërsa në këto momente ka nisur ndërhyrja nga ajri, transmeton Klankosova.tv.
Dy avionë janë angazhuar për shuarjen e flakëve dhe vënien nën kontroll të situatës.
Terreni i vështirë dhe era favorizojnë përhapjen e zjarrit, duke e bërë ndërhyrjen nga toka më të vështirë.