“Taranto 2026”, rezultat historik për Shqipërinë

Shqipëria kualifikohet për herë të parë në 1/16 e Lojërave Mesdhetare në sportin e padelit, pas fitores së dyshes Fjoralb Curri dhe Kristian Naska.

Fjoralb Curri dhe Kristian Naska triumfojnë në ndeshjen e tyre në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, duke mposhtur çiftin e Kosovës, Osman Recica dhe Lorik Rexhepi, me rezultatin: 6-4, 6-4.

Një tjetër hap i rëndësishëm që tregon rritjen dhe zhvillimin e vazhdueshëm të padelit shqiptar dhe punën e Federatës Shqiptare të Padelit për ta çuar Shqipërinë gjithnjë e më lart në arenën ndërkombëtare.