Prangoset një person në Fushë-Kosovë për ngacmim seksual

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin se kishte ngacmuar seksualisht një grua.

Sipas njoftimit të PK-së,thuhet se i dyshuari kishte ngacmuar seksualisht viktimën dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes, raporton Zeri.info.

“Fushë Kosovë 12.04.2026. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se më datë 12.04.2026 kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në Qendrën e Mbajtjes”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri