KEK: Njësia A4 rikthehet në operim pas përfundimit të sanimeve të nevojshme
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia A4 ka nisur procesin e startimit, pas përfundimit me sukses të sanimeve të nevojshme.
Sipas njoftimit të KEK-ut, thuhet se njësia pritet që së shpejti të sinkronizohet me rrjetin.
Gjatë procesit të startimit, për disa orë mund të ketë tym më të theksuar për arsye teknologjike.
KEK-u ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve të Obiliqit gjatë kësaj periudhe. /Zëri