Haxhiu merr pjesë në pritjen e presidentit italian para ceremonisë së Lojërave Mesdhetare

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në pritjen zyrtare të presidentit të Italisë, Sergio Mattarella, para ceremonisë së hapjes së Lojërave Mesdhetare.

Pritja u mbajt në Kështjellën Aragoneze, ku u mblodhën përfaqësues të vendeve të Mesdheut.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu e ka cilësuar pjesëmarrjen si një kënaqësi, duke theksuar se sporti shërben si urë e miqësisë, afrimit dhe bashkëpunimit mes vendeve.

“Faleminderit Presidentit Mattarella dhe Kryeministres Giorgia Meloni për mikpritjen e ngrohtë”, ka shkruar Haxhiu.