Hoxhaj, Kurtit: Mos e luj kryeministrin, deputet uzurpues [video]

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka publikuar pamje nga protesta e PDK-së para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Përmes këtij postimi, Hoxhaj i është drejtuar Albin Kurtit, duke e quajtur “deputet uzurpues” dhe duke i kërkuar që të mos sillet si kryeministër.

“Mos e luj kryeministrin, o deputet uzurpues!”, ka shkruar Hoxhaj krahas pamjeve nga protesta.

PDK-ja po vazhdon aksionet e saj para institucioneve, në shenjë kundërshtimi ndaj situatës së krijuar pas moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës.