“Gjyshja po të pret çdo ditë, BAB” – Endrit Thaçi publikon pamjet e gjyshes duke ndjekur intervistën e Hashim Thaçit

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi të gjyshes së tij, duke e ndjekur në televizion intervistën e babait të tij nga Haga.

Në fotografi, nëna e Hashim Thaçit shihet e ulur para televizorit, duke ndjekur me vëmendje intervistën e ish-presidentit, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë.

Krahas fotografisë, Endrit Thaçi ka shkruar një mesazh emocional, duke theksuar lidhjen mes nënës dhe djalit.

“Asnjë derë burgu nuk mund ta ndajë një nënë prej djalit të saj. Por, asnjë ekran nuk e zëvendëson as përqafimin mes tyre”, ka shkruar ai.

Në një tjetër postim mbi fotografi, Endrit ka shtuar: “Gjyshja po të pret çdo ditë, BAB. I kemi premtuar se do të vish pas 16 shtatorit. Edhe pak, edhe pak.”