Rizvanolli kërkon hetim për vdekjen tragjike të punëtorit të KEK-ut
Ministrja e Ekonomisë në detyrë, Artane Rizvanolli, ka bërë një reagim pas vdekjes së punëtorit të KEK-ut, Arbenit Ahmeti, duke kërkuar hetimin e rastit dhe “llogaridhënie të plotë në rast se konstatohet neglizhencë në punë apo shkelje e protokolleve të shëndetit dhe sigurisë”.
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen tragjike të punëtorit të KEK-ut, Arbenit Ahmeti. Familjes Ahmeti, të afërmve dhe kolegëve të tij u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta”, ka shkruar Rizvanolli.
“Përderisa presim që organet kompetente të hetojnë këtë rast, nga Bordi dhe menaxhmenti i KEK-ut kam kërkuar që urgjentisht të sigurojnë hetim administrativ të rastit dhe llogaridhënie të plotë në rast se konstatohet neglizhencë në punë apo shkelje e protokolleve të shëndetit dhe sigurisë”, vijon reagimi i ministres në detyrë.
Tutje, Rizvanolli thotë s “nga KEK-u kam kërkuar veprime emergjente për të rivlerësuar masat e sigurisë së punëtorëve dhe për të garantuar zbatimin rigoroz të tyre”.